Ligji i Vetting-ut, Kuvendi mblidhet për votim në 30 gusht

  • 23 August 2016 - 22:22
Ligji i Vetting-ut, Kuvendi mblidhet për votim në 30 gusht

Seanca plenare për votimin e ligjit të Vettingut do të zhvillohet në 30 gusht.

Kështu ka vendosur sot Konferenca e Kryetarëve.

Ligji i Vettingut është ndër më kryesorët që shoqëron reformën në drejtësi.

Pas miratimit të këtij ligji do të nisë puna për skanimin dhe verifikimin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Miratimi me shpejtësi i këtij ligji është kërkuar nga ndërkombëtarët.

(Kosova Sot)