Berisha: Të emëruarit në KGJK janë njerëz me mbështetje partiake

  • 24 August 2016 - 11:43
Berisha: Të emëruarit në KGJK janë njerëz me mbështetje partiake

Deputeti nga 'Nisma' për Kosovën, Zafir Berisha tha për gazetën "Kosova Sot" se anëtarët e KGJK-së vijnë si rezultat i mbështetjes partiake që jua japin partitë e caktuara dhe, sipas tij, për vetë faktin se ka pasur debate edhe në Parlament për disa nga këta anëtarë, e veçanërisht prej PDK-së dhe LDK-së tregon, siç tha, se edhe të emëruarit në KGJK janë njerëz me mbështetje partiake dhe me llogaridhënie ndaj atyre që i mbështesin.

"Kjo e bën të paqëndrueshëm dhe të pabesueshëm këtë Këshill dhe mbase në këtë drejtim duhet edhe urgjentisht të ndërhyhet që të mund t'i hapet rrugë dalëngadalë edhe poreve të tjera të drejtësisë që të vijnë në vendin e vet", ka theksuar Berisha.

(Kosova Sot)