Çifti shqiptar del nudo në plazh, tërbohen italianët

  • 24 August 2016 - 13:23
Çifti shqiptar del nudo në plazh, tërbohen italianët

Një çift shqiptar që jeton në Parma të Italisë u përball me një situatë të pakëndshme kur ata vendosën të shkonin në plazh.

Për shkak të temperaturave të larta, çifti doli nudo, por kjo gjë nuk u pëlqeu aspak italianëve të tjerë që ishin në plazh. Ata shkuan tek çifti shqiptar dhe i bërtitën për veprimet e tyre, pasi në plazh kishte edhe fëmijë të vegjël.

Disa gra i qëlluan me shishe uji dy shqiptarët, ndërsa kur situata u tensionua ndërhynë personat e tjerë për t’i qetësuar. Pas kësaj, çifti shqiptar u detyrua të largohej.

(Kosova Sot)