Asnjë i lënduar nga Maqedonia pas tërmetit në Itali

  • 24 August 2016 - 17:26
Asnjë i lënduar nga Maqedonia pas tërmetit në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë bën të ditur se deri tani nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë që mund të jenë lënduar, ose të kenë vdekur në tërmetin e sotëm në Italinë qendrore.

MPJ-ja njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të Italisë, duke shprehur njëherësh edhe keqardhjen e thellë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit nga tërmeti. 

(Kosova Sot)