SHBA-ja me ligj që ndalon dronët

  • 24 August 2016 - 21:05
SHBA-ja me ligj që ndalon dronët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar me ligj përdorimin e avionëve të telekomanduar, njohur ndryshe si dron, për qëllime komerciale.

Paketa e re ligjore e quajtur “Pjesa 107” është hartuar Administrata Federale e Aviacionit në SHBA dhe ka si synim sigurinë e publikut.

Ligji prek vetëm mjetet e telekomanduara që peshojnë më pak se 25 kg. Sipas ligjit në fjalë, asnjë person nuk mund të ngrejë në fluturim një dron nëse më parë nuk posedon një leje special të lëshuar nga AFA.

Nisma është konkretizuar pas disa incidenteve që kanë shkaktuar dronët duke u përplasur me avionët.

 

 (Kosova Sot)