Parandalohet vrasja në Durrës, pranga 29-vjeçarit (Video)

  • 25 August 2016 - 12:56
Parandalohet vrasja në Durrës, pranga 29-vjeçarit (Video)

Një vrasje është parandaluar në qytetin e Durrësit. Policia ka arrestuar Alfred Skonjën 29 vjeç, banues në qytetin bregdetar pasi në bashkëpunim me një person tjetër, kishin planifikuar të kryenin vrasjen e një shtetasi.

Arrestimi i 29-vjeçarit u bë si rezultat i një pune operative të mirëorganizuar, pasi Skonja ka qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga ana e policisë.

Sipas policisë shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.

Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip “Volsvagen” me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip “Peugeot” në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016. Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan, automjeti tip “Volsvagen” me targa AA 029 MM, si dhe sende e mjete të ndryshme veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinë që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Policia ka shpallur një person tjetër në kërkim dhe ka bërë të ditur se Skonja është person me precedent të mëparshëm penalë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

(Kosova Sot)