Florim Isufi i dëshpëruar se si institucionet po pengojnë grupin e pavarur të ekspertëve për Demarkacionin!

  • 25 August 2016 - 12:58
Florim Isufi i dëshpëruar se si institucionet po pengojnë grupin e pavarur të ekspertëve për Demarkacionin!

Njëri nga ekspertët e pavarur, Florim Isufi i cili në vazhdimësi ka dhënë argumente se demarkacioni me Malin e Zi është gabim, dhe se vendi nga ky proces humb mijërha hektarë, ka reaguar edhe sot nëpërmes një shënimi në Facebook.

Ai është shprehur i zhgënjyer se si institucionet e vendit po e pnegojnë këtë grup në ofrimin e fakte për demarkacionin.

“Në vend që të bashkohen forcat profesionale për të kryqëzuar lapsat me palën malazeze, ne përplasemi mes vete si me qenë pala kosovare me avokatet e Malit të Zi”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë i Isufit:

 TRAGJIKO-KOMIKE PROFESIONALE

Askush nuk e ka idenë se si luftohet padrejtësisht. Në vend që të bashkohen forcat profesionale për të kryqëzuar lapsat me palën malazeze, ne përplasemi mes vete si me qenë pala kosovare me avokatet e Malit të Zi.

Nuk kam besuar asnjëherë në këtë dukuri, sidomos të atyre profesionale.

Tragjedia qëndron në pabarazinë e krijuar: në njërën anë buxheti shtetërorë me mekanizmin qeveritar, komisioni shtetëror etj, me gjitha asetet e duhura materiale e hapësinore dhe në anën tjetër grupi i eksperte të pavarur me forca vetanake, me mungesë dhe pengim institucional në qasje të të gjitha aseteve dhe materialeve. Kur kësaj i shtohen edhe fyerjet e ulëta njerëzore mund të kuptohet se ku jemi duke jetuar.

(Kosova Sot)