E konfirmon avokati Tomë Gashi: Lirohet Azem Syla

  • 25 August 2016 - 19:53
E konfirmon avokati Tomë Gashi: Lirohet Azem Syla

Pas katër muaj qëndrimi në paraburgim, Azem Zyla sot është liruar me vendim të gjykatës. Lirimin e tij e ka konfirmuar vet avokati Tomë Gashi. Ai ka thënë se bashkë me Sylën janë liruar edhe Bashkë më të janë liruar sot edhe Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrulla Berisha, Arton Vila, dhe Nuhi Uka.

“Më në fund pas 4 muajve u lirua nga paraburgimi klienti im , zotit Azem SYLA , ish komandant i shtabit të pergjithshem te UCK.  Bashkë më të janë liruar sot edhe zotni Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrulla Berisha, Arton Vila, dhe Nuhi Uka, të gjithë këtyre i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masen e paraqitjes ne polici deri me 25 nëntor 2016, ata po ashtu nuk mund te kontaktojn me njeri tjetrin dhe as me deshimitarë në këtë çeshtje që është duke u zhvilluar për rasti e quajtur 'Toka'”, ka bërë me dije Gashi. 

(Kosova Sot)