Arrihet marrëveshja për të evakuar qytetin e rrethuar të Sirisë, Darayya

  • 26 August 2016 - 09:29
Arrihet marrëveshja për të evakuar qytetin e rrethuar të Sirisë, Darayya

Një marrëveshje është arritur për të lejuar civilët dhe luftëtarët rebelë për të lënë qytetin sirian Darayya pas një rrethimi të gjatë nga forcat qeveritare, njoftoi BBC.

Të dyja palët thanë se evakuimi i qytetit, në afërsi të kryeqytetit Damask do të fillojnë të premten.

Forcat qeveritare  kanë rrethuar qytetin Darayya që nga viti 2012 dhe që atëherë banorët janë përballur me bombardimet thuajse konstante dhe nga mungesa e ushqimit, ujit dhe energjisë.

Civilët morën ndihma për herë të parë pas katër vjetësh vetëm në korrik.

Kjo ndodhi pasi Sekretari i Shtetit John Kerry pritet të zhvillojë bisedime për Sirinë me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Gjenevë. 

Ata janë duke u takuar në një përpjekje për të ndërmjetësuar një pushim të shkurtër zjarri në Alepp ku luftimet ndërmjet forcat qeveritare dhe kryengritësve janë përshkallëzuar javët e fundit duke lënë pas qindra të vdekur.

Sipas kushteve të marrëveshjes për Darayya, 700 burra të armatosur do të largohen për në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Idlib, ndërsa 4 mijë civilët do të shkojnë në strehat qeveritare, siç njoftoi televizioni shtetëror i Sirisë.

(Kosova Sot)