Milionat e pacientëve kosovarë i "ha" rajoni

  • 27 August 2016 - 07:40
Milionat e pacientëve kosovarë i

Qytetarët tanë, të zhgënjyer shumë në shëndetësinë e vendit

Valbona Krasniqi: Shkova në Shkup, u zhgënjeva në mjekësinë tonë

"Me ketë buxhet nuk ka as cilësi. As kjo Qeveri nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe, nëse ia shtojmë keqpërdorimet që po ndodhin, del se sektori më i keqmenaxhuar është shëndetësia, andaj edhe e kemi këtë rezultat. Shumë shërbime nuk janë funksionale, dhe kjo bën që pacientët të trajtohen jashtë Kosovës", shprehet deputetja Time Kadrijaj

Shumë pacientë kosovarë po vazhdojnë të kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore në vendet e rajonit. Ndërkohë, brenda një viti vlerësohet se derdhen nëpër spitalet e rajonit por edhe më gjerë miliona euro. Ndërkohë, janë keqpërdorimet, keqmenaxhimi me institucionet shëndetësore, ryshfeti, mungesa e sjelljes në raportin pacientë- mjekë, mungesa e aparaturës dhe kushteve nëpër spitalet tona, arsye këto të cilat kanë ndikuar që dita-ditës të zbehin besimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore të vendit. Ndërkaq, në mesin e atyre qytetarëve të pakë- naqur me institucionet shëndetë- sore në vend është edhe Bedrie Berisha, një qytetar nga Prishtina. Ajo ka njoftuar edhe për arsyen se pse ka kërkuar shërim në një spital të rajonit. "Pas një sorollatje këtu, shëndeti filloi të më përkeqësohet edhe më shumë. Kisha probleme shëndetësore serioze dhe këtu nuk arrinin deri tek një diagnozë e saktë, andaj duke pasur frikë nga pasojat e vonesës, vendosa të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore jashtë vendi", ka theksuar ajo. Kjo qytetare nuk dyshon në punën profesionale të mjekëve por shprehet se ka mungesë të përgjegjësisë,mungesë të kushteve dhe për më tepër mjekët e sektorit publik kanë lidhje me sektorin privat...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)