Testi i maturës pa rrymë në Shkollën “Ismajl Dumoshi” në Obiliq

  • 27 August 2016 - 10:00
Testi i maturës pa rrymë në Shkollën “Ismajl Dumoshi” në Obiliq

Rryma pritet të ndërpritet në Shkollën “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit gjatë testit të maturës.

Këtë e bëri të ditur përfaqësuesi i Drejtorisë Komunale të Arsimit Rexhep Zeka

Sipas Zekës, rryma do të ndërpritet që maturantët të mos kenë mundësi të qasjes në internet.

Në të gjitha testet e maturës së monitoruara nga kallxo.com është raportuar për rrjedhje në internet të testit të maturës dhe për përdorim të telefonave të mençur nëpër to.

(Kosova Sot)