Arrestime në Viti pas shkaktimit të lëndimeve

  • 27 August 2016 - 12:44
Arrestime në Viti pas shkaktimit të lëndimeve

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se, pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull Shqiptar, të njëjtin e kanë goditur  me kondak të armës duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pas tretmanit  mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është liruar, ndërsa njësitet policore me urdhër të GjPP kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje,transmeton “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot)