Kryeministri belg: Ndalimi i veshjes burkini, veprim jopraktik

  • 27 August 2016 - 20:00
Kryeministri belg: Ndalimi i veshjes burkini, veprim jopraktik

Kryeministri belg, Charles Michel, në një intervistë për gazetën Le Soir, ka komentuar mbi ndalimin e veshjeve të grave myslimane në plazh, veprim i cili ka nxitur debat në mbarë Europën.

“Ndalimi i veshjeve burkini nëpër plazhe është veprim jopraktik”, tha ai, transmeton koalb.com.

“Në praktikë, nëse duhet bërë një ligj, si do të mund të bënim dallimin me burkinive dhe rroba banjove?” pyeti ai, ndërsa shtoi se ‘një veprim i tillë është sikur të ndalosh një fëmijë të veshur në plazh që bën kujdes ndaj djegies nga dielli’.

Ai shtoi se teknikisht dhe praktikisht është e vështirë të vihen kode mbi veshjen në plazh.

“Disa veshje mund të ndalohen në plazh, por këto vendime duhet të merren në bazë të rasteve dhe tashmë ka mjete ligjore për një gjë të tillë”, shtoi ai.

Michel paralajmëroi se sa më shumë që vendet demokratike kthejnë përmbys vlerat e tyre, aq më shumë fitojnë ekstremistët.

(Kosova Sot)