Arrestohet 24-vjeçari nga Ksamili, bëri aksident me motor pa letra

  • 28 August 2016 - 12:11
Arrestohet 24-vjeçari nga Ksamili, bëri aksident me motor pa letra

Një 24-vjeçar është prangosur nga policia e Sarandës, pasi rreth orës 01.30 të ditës së sotme në vendin e quajtur Qafa e Hanit, duke drejtuar motorrin tip Honda, pa targa e dokumentacion, ka humbur kontrollin, është përplasur me një pengesë.

Burime nga policia thanë se së bashku me 24-vjeçarin nga Ksamili, Amarildo Dodajn ka qenë duke udhëtuar edhe vëllai i tij, 15 vjeçar.

Si pasojë e përplasje, po të njëjtat burime shtojnë se të dy vëllezërit kanë mbetur të plaguar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot)