BE-ja urdhëron “Apple” t’i paguajë 13 miliardë euro taksa Irlandës

  • 30 August 2016 - 14:12
BE-ja urdhëron “Apple” t’i paguajë 13 miliardë euro taksa Irlandës

Komisioni Evropian ka vendosur se “Apple” duhet t’i paguajë Iralndës rreth 13 miliardë euro si pjesë e  taksave të prapambetura.

Pas një hetimi tre vjeçar, Komisioni ka arritur në përfundimin se përfitimet tatimore e firmës së SHBA-së janë të paligjshme, raporton “BBC”.

Ata e urdhëruan “Apple” të martën të paguajë deri në 13 miliardë euro (11 miliardë dollarë) taksa, plus interesa qeverisë irlandeze, kjo pas një skemë të veçantë për përfitime të paligjshme përmes Irlandës, e cila gjithashtu është e përfshirë dhe akuzohet se i ka dhënë ndihma shtetërore.

Komisioni tha se gjiganti amerikan i ka paguar Irlandës shumë më pak  se bizneset e tjera, saktëshisht një normë tatimorejo më shumë se 1%.

“Shtetet anëtare nuk mund të japin përfitime tatimore për kompanitë e përzgjedhura, kjo është e paligjshme sipas rregullave të ndihmës shtetërore të BE-së,” tha komisioneri Margrethe Vestager.

Ministri irlandez i financave  Michael Noonan, tha se ai nuk ishte “aspak” dakord me vendimin.

Nga ana tjetër “Apple” ka reaguar duke e kundërshtuar ashpër vendimin dhe sëbashku me Iralandën kanë paralajmëruar apelimin.

(Kosova Sot)