Serbi: Ndalohen 3 persona për trafikimin e 64 afganëve

  • 30 August 2016 - 14:29
Serbi: Ndalohen 3 persona për trafikimin e 64 afganëve

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se tre persona janë paraburgosur për shkak se dyshohet se kanë bërë përpjekje për kontrandandimin e 64 emigrantëve nga Afganistani.

Në mesin e afganëve kanë qenë një grua shtatzënë dhe një foshnje.

Ministria serbe ka njoftuar sot se një ekip i përbashkët policor dhe ushtarak në kufirin me Bullgarinë kanë kapur trafikuesit mbrëmjen e të hënës derisa po transferonin emigrantët.

Në njoftim të ministrisë thuhet se 34 emigrantë kanë qenë të vendosur në një furgon, derisa 30 të tjerë bëheshin gati të futen në dy vetura. Emigrantët ishin kryesisht burra, katër gra, fëmijë dhe një foshnje.

(Kosova Sot)