Aksident tragjik në Tunizi, 14 të vrarë e dhjetëra të plagosur

  • 31 August 2016 - 15:36
Aksident tragjik në Tunizi, 14 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Tunizi. Si pasojë e tij, 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Tunizinë Qendrore, pas përplasjes së një autobusi herët në mëngjes në rajonin e Kaserine.

Nga aksidenti, kanë shpërthyer flakët dhe ata prekën së paku 15 makina. Hetimet paraprake bëjnë me dije se një shofer kamioni nuk ka mundur të frenojë dhe për pasojë është përplasur me autobusin e pasagjerëve, shkruan “The Tribune Express”. Përveç autobusit, kamioni përplasi edhe disa makina duke përfunduar në një shtyllë elektrike. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e të gjithë të plagosurve nga makinat. Shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

(Kosova Sot)