Selimi: Arrestimet janë vetëm një presion pa efekt, për ta penguar protestën e 1 shtatorit

  • 31 August 2016 - 22:28
Selimi: Arrestimet janë vetëm një presion pa efekt, për ta penguar protestën e 1 shtatorit

Deputeti i vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka thënë se këto sulme të policisë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje janë tipike për një regjim shtypës.

Ai ka paralajmëruar se kjo qeveri në protestën e 1 shtatorit, përgjigjen do ta marrë jo me heshtje dhe nënshtrim.

“Këto arrestime, akuza dhe sulme  ndaj Lëvizjes Vetëvendosje janë tipike për një regjim shtypës dhe të poshtër. Prandaj ky regjim, përgjigjen do ta marrë jo me heshtje dhe nënshtrim por me rrëzim. Kemi të bëjmë me një pushtet të fëlliqtë që nuk la gjë të poshtër pa përdorur kundër atyre që e mbrojnë Kosovën”, ka thënë ai për indeksonline

Deputeti Selimi ka thënë se arrestimet e fundit janë vetëm një presion pa efekt, për të krijuar një atmosferë tensioni për ta penguar protestën e 1 shtatorit.

“Sa për deklaratat e dikujt në emër të PK-së, ato janë qesharake dhe puro politike. Të gjitha këto akte i ka bërë pushteti me anë të njësive parapolitike. Arrestimet janë vetëm një presion pa efekt, për të krijuar një atmosferë tensioni për ta penguar protestën e 1 shtatorit”, ka thënë Selimi.