Tërmet i ri me epiqendër në Pehçevë

  • 25 September 2016 - 10:15
Tërmet i ri me epiqendër në Pehçevë

Edhe një tërmet e lëkundi Maqedoninë dje pas mesnate.

Tërmeti me fuqi prej 2,7 shkallësh sipas Rihterit është ndjerë në Maqedoni pas Mesnatës.

Siç bën të ditur Qendra sizmologjike evropiane, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në 15 kilometra nga Pehçeva në thellësi prej 1 kilometri.

Muajin e fundit vendi jonë u ballafaqua me më tepër lëkundje, gjë që shkaktoi panik te popullata.

Përndryshe këtyre ditëve tërmete janë regjistruar edhe më gjerësisht në Ballkan si në Serbi, Bullgari dhe Greqi.

(Kosova Sot)