Vritet një gazetar para gjykatës në Jordani
Një gazetar i njohur jordanez është qëlluar për vdekje para gjykatës, para fillimit të seancës së gjyqit për të cilën u akuzua për një karikaturë që u konsiderua ofendim në Islam.
Policia dhe të afërmit thonë se Nahed Hattar u godit nga tre plumba në kokë para arritjes në gjykatë për seancën gjyqësore në Aman. Dëshmitarët thanë se dorasi u arrestua menjëherë, shkruan iNews.
Ata thonë se ai ishte i veshur me mantel të gjatë ngjyrë gri dhe se kishte mjekër të gjatë – që sipas tyre, ishte mjekër e myslimanëve konservatorë.
Një kushëri i gazetarit, Saad Hattar tha se Nahed ishte i shoqëruar me dy vëllezërit e tij dhe një mik në momentin kur u qëllua.
(Kosova Sot)