Gecaj thotë se referendumi i vitit 91 është baza e pavarësisë

  • 26 September 2016 - 10:01
Gecaj thotë se referendumi i vitit 91 është baza e pavarësisë

Zëvendësministri i Pushteit Lokal, Bajram Gecaj, vlerëson se referendumi i 26 shtatorit të vitit 1991, është baza e pavarësisë së Kosovës. Me atë referendum, sipas tij, Kosova foli se çfarë dëshiron.

Gecaj, i cili është edhe këshilltar i kryeministri Mustafa, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook,  ka kërkuar se të nderohen të gjithë ata aktivistë, luftëtar, dëshmore e martire të cilat mundësuan qe Kosova të jetë sot e lirë dhe e pavarur.

“Përpara kemi ende rrugëtim për të bërë, për tu inkuadruar plotësisht në familjen evropiane dhe botën demokratike si shtet i njohur në tërësi dhe i barabartë plotësisht me vendet tjera. Këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku, ashtu siç ishim gjatë lëvizjes më të lavdishme në historinë shqiptare të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin Ibrahim Rugova, e cila vazhdoj me luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera, Gecaj në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Një çerek shekulli që nga referendumi i 26 shtatorit të vitit 1991. Atë ditë Kosova foli se çfarë dëshiron. Fjala e asaj ditë u ngrit në vullnet politik, në amanet për të gjithë. Një çerek shekulli mund, djersë e gjak për të sendërtuar vullnetin e popullit qartazi të shprehur në atë referendum. Mos të harrojmë kurrë ku ishim dhe çfarë rruge u deshtë të kalojmë të arrijmë deri këtu ku jemi sot. 

Të nderojmë sot gjithë ata aktivistë, luftëtarë, dëshmorë e martirë të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë Kosovën të lirë e të pavarur. Përpara kemi ende rrugëtim për të bërë, për tu inkuadruar plotësisht në familjen evropiane dhe botën demokratike si shtet i njohur në tërësi dhe i barabartë plotësisht me vendet tjera.

Këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku, ashtu siç ishim gjatë lëvizjes më të lavdishme në historinë shqiptare të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin Ibrahim Rugova, e cila vazhdoj me luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. GEZUAR

(Kosova Sot)