Referendum në Azerbajxhan për “rritjen e pushtetit” të presidentit

  • 26 September 2016 - 10:23
Referendum në Azerbajxhan për “rritjen e pushtetit” të presidentit

Në Azerbajxhan mbahet sot referendumi për ndryshimet kushtetuese, të cilat pritet të forcojnë pushtetin e presidentit Ilham Aliyev dhe të familjes së tij.

Ndryshimet, pos tjerash, do të zgjasin mandatin e presidentit nga pesë vjet në shtatë.

Grupet opozitare kanë organizuar protesta masive përpara referendumit, ndërsa organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se “amandamentet do të çojnë në shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut”.

Ilham Aliyev, 54 vjeç, ka udhëhequr Azerbajxhanin prejse babai i tij, Heydar Aliyev, ka vdekur në vitin 2003, pas një dekade në pushtet.

(Kosova Sot)