Në Bruksel nisin bisedimet për kodin telefonik të Kosovës

  • 26 September 2016 - 14:04
Në Bruksel nisin bisedimet për kodin telefonik të Kosovës

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka filluar takimet për telekomin që do të zgjasin katër ditë, nga sot deri me datë 29 shtator 2016, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU-së, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin do të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët në bruksel”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot)