I riu shqiptar thërret “ISIS” dhe sulmon policët në Itali

  • 26 September 2016 - 17:30
I riu shqiptar thërret “ISIS” dhe sulmon policët në Itali

Ka thërritur “ISIS”, duke ka shtrënguar në dorë një medalje me një mbishkrim në gjuhën arabe dhe ka kërcënuar policët, të cilët i kishin kërkuar dokumentet.

Kjo ka ndodhur në Rimini të Italisë, raportojnë sot mediat lokale, dhe protagonist është një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, i arrestuar për rezistencë dhe plagosje të një efektivi.

21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shkuar të vizonte një mikun e tij, i cili ndodhej nën arrest shtëpiak dhe pse e dinte ky i fundit nuk mund të priste vizita. Kur, efektivët e policisë kanë kontrolluar personin që ndodhej nën arrest shtëpiak, kanë gjetur aty edhe 21-vjeçarin, të cilit pasi i janë kërkuar shpjegime, ka sharë efektivët, ka turrur lavde për “ISIS” dhe ka folur në arabisht, raportojnë medit lokale.

Më pas, ai u sul kundër policëve duke i sulmuar me një çelës anglez.

Këtë mëngjes, shqiptari doli në gjykatë për masën e sigurisë. Ai do të qëndrojë në burg, ndërsa pret datën e procesit, të vendosur më 28 shtator.

(Kosova Sot)