Arrestohet ish-ministri i Financave në Brazil

  • 26 September 2016 - 23:16
 Arrestohet ish-ministri i Financave në Brazil

Një ish-ministër i Financave gjatë mandatit të presidentëve brazilianë, Luiz Inacio Lula da Silva dhe Dilma Roussef, Antonio Palocci u arrestua sot në kuadër të hetimit për skandalin e korrupsionit Petrobas, shkruan "Wall Strret Journal".

Antonio Palocci, ministër i Financave i Lulas midis viteve 2003 dhe 2006 dhe shef i kabinetit i zgjedhur nga Dilma Roussef në 2011, si një nga personalitetet më me influencë të Partisë së Punëtorëve (PT), u arrestua në kuadër të kësaj çështje, në të cilën ish-presidenti Lula është në proces hetimi për korrupsion dhe pastrim parash.

(Kosova Sot)