Artan Hoxha: Ata që vranë Artan Santon, janë nën dhe

  • 26 September 2016 - 23:51
 Artan Hoxha: Ata që vranë Artan Santon, janë nën dhe

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” se vrasësit e Artan Santos janë vrarë, menjëherë pas krimit.

Ai tha se ende nuk e ka të qartë se cilat ishin motivet për vrasjen e bankierit. “Nuk ka vrasje më të tmerrshme live para kamerave, në mes të Tiranës dhe ne nuk dimë jo kush është autori, se autorët i kanë vrarë. Ata janë nën dhe, por nuk dimë kush është motivi”, tha Hoxha.
Artan Hoxha ka folur edhe për kërcënimet në adresë të kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Ai u shpreh se kërcënime ka marrë jo vetëm kryeprokurori, por edhe kreu demokrat, Lulzim Basha.

(Kosova Sot)