ISIS emëron një ish-oficer të Sadam Huseinit ministër të luftës

  • 27 September 2016 - 10:17
ISIS emëron një ish-oficer të Sadam Huseinit ministër të luftës

Grupi terrorist ISIS ka emëruar një ish-oficer të gardës presidenciale të Sadam Huseinit për ministër të ri të luftës së këtij grupi terrorist.

Kanali informativ Al Mejadin njoftoi se ISIS ministrin e ri të luftës së këtij grupi terrorist e emëroi në vend të Abu Omar Shishani, ish-ministër i luftës së ISIS i cili u vra dy muaj më parë gjatë një sulmi ajror në Dejrul-Zur të Sirisë. 

Nadhem Al-Xhaghifi, funksionar i forcave vullnetare të Irakut në provincën Anbar, në lidhje me këtë tha: "Grupi terrorist ISIS ka emëruar Jasin Salame Moadidi si ministër të ri të luftës, ndërkohë që Jasin Salame Moadidi ishte një oficer i lartë i gardës presidenciale të Sadam Huseinit". Sipas tij, Jasin Salame Moadidi ka qenë komandant i njësisë speciale të forcave të gardës presidenciale të Sadam Huseinit dhe kishte kryer edhe funksione të tjera të rëndësishme në gardën presidenciale të Sadam Huseinit.

Jasin Salame Moadidi është nga qyteti Haditha dhe pesë vite më parë ka bërë besëlidhje me ISIS. Vendimi për emërimin e tij si ministër i luftës së ISIS është marrë pas takimeve të gjata të zhvilluara mes tij dhe mes krerëve të grupit terrorist ISIS në rajone të ndryshme të provincës Anbar të Irakut.

(Kosova Sot)