Obama shumë i shqetësuar për Alepon: Gjakderdhja e frikshme duhet të ndalojë

  • 27 September 2016 - 10:47
 Obama shumë i shqetësuar për Alepon: Gjakderdhja e frikshme duhet të ndalojë

Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur një “shqetësim të thellë” për situatën në zonat e mbajtura nga rebelët në Alepo, të cilat ndodhe edhe nën sulmet e qeverinë siriane .
Mjekët në qytet janë duke luftuar për të përballuar numrin e madh të viktimave të shkaktuara nga bombardimet intensive ajrore, thotë “BBC”.

Një sulm i fundit ajror në një zonë ku ndodheshin pompat e ujit ka lënë edhe shumë zona pa ujë të pijshëm.

Përmes zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest, Obama tha se gjakderdhja e frikshme jo vetëm në Alepo, por në të gjithë Sirinë, është tmerruese dhe i duhet dhënë fund.

“Nga çfarë kemi parë është e qartë se regjimi i Asad dhe rusët po zhvillojnë një fushatë ushtarake për të goditur civilët dhe për ti nënshtruar ata me bomba”, deklaroi Earnest.
Raportohet se avionët po përdorin armatime nga më të ndryshmet për të bombarduar qytetin që nga bombat me fosfor, napalm dhe bomba thërrmuese.

Për më tepër, zyrtarë të ushtrisë, siriane të intervistuar nga AFP thanë se bombardimet do të vazhdojnë kundër terroristëve dhe ky është një vendim i pakthyeshëm. Regjimi sirian cilëson terrorist këdo që është kundër tij dhe kjo do të thotë se edhe bombardimi bëhet pa dallim.

(Kosova Sot)