Punëtori vdes pasi bie nga skela, arrestohet pronari dhe inxhinieri i firmës

  • 27 September 2016 - 12:19
Punëtori vdes pasi bie nga skela, arrestohet pronari dhe inxhinieri i firmës

Punëtori vdes pasi bie nga skela sepse drejtuesit e firmës nuk morën masat e duhura për sigurimin teknik të punonjësve. Policia e Fierit ndalon sipërmarrësin dhe inxhinierin e shoqërisë së ndërtimit “AGBES”.

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën më 25 shtator në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi kishte rënë nga skela ku punonte një ditë më parë në lagjen “Lira”. 56 vjeçari E.Gj. banues në lagjen “Kastriot në Fier”, ka ndërruar jetë prej plagëve të shumta dhe për pasojë, Policia e Fierit, ka ndaluar dje sipërmarrësin e fasadave të pallateve në Fier, Agron Ramajn, 48 vjeç si dhe inxhinjerin Bledar Profka, 35 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, i cili kishte nën kontroll punimet.

Materialet për veprime hetimore të mëtejshme për këta shtetas i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrotjes në punë”.

(Kosova Sot)