Shtyhet seanca e Komisionit kuvendor për raportin e Prokurorisë Speciale

  • 27 September 2016 - 13:20
Shtyhet seanca e Komisionit kuvendor për raportin e Prokurorisë Speciale

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, në të cilin është dashur të vazhdojë debati rreth Raportit për punën e Prokurorisë Speciale Publike sot është anuluar.

Siç theksoi kryetari i Komisionit, Vllatko Gjorçev, seanca është anuluar për shkak të mospranisë së parashtrueses së Raportit, prokurores speciale publike Katica Janeva për shkak të, siç tha, nuk janë plotësuar bazat e rregullores për vazhdimin e saj.

Gjorçev caktoi vazhdim të ri të seancës për nesër.

Prokurorja speciale Janeva dje e braktisi seancën e Komisionit dhe paralajmëroi se do të vijë vetëm në Seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohet Raporti për punën e PSP. Ajo tha se nuk do të kthehet më në seancë sepse deputetët i bëjnë mobing klasik.

Debati i komisonit për Raportin e PSP ka filluar të mërkurën javën e kaluar, ndërsa është ndërprerë pas largimit të Janevës.

(Kosova Sot)