Selimi: Ramiz Kelmendi e sheh çdo gjë si mall që shitet e blihet

  • 27 September 2016 - 15:26
Selimi: Ramiz Kelmendi e sheh çdo gjë si mall që shitet e blihet

Rexhep Selimi, deputet nga Lëvizja "VETËVENDOSJE!", thotë se ku projekt është një plan i pistë i logjikës së një tregtari, i cili është gati të tregtojë gjithçka për interesin e tij, edhe në dëm të shtetit.

"Ne e kemi ditur që Kelmendi është tregtar. Por, ndoshta ai me syrin e tregtarit çdo gjë e sheh si mall që shitet dhe që blihet, edhe emrin e tij. Por, kësaj radhe ai ndoshta po mendon që po bën tregti me emrin e tij, por kjo më shumë është kontrabandë sesa tregti', tha Rexhep Selimi për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)