Rrihte dhe përdhunonte bashkëshorten, arrestohet shqiptari

  • 27 September 2016 - 18:20
Rrihte dhe përdhunonte bashkëshorten, arrestohet shqiptari

E rrihte dhe e përdhunonte për disa muaj rresht. Madje shpeshherë ai abuzonte me të edhe në sy të fëmijëve të tyre, 6 vjeç dhe të sapolindur. Asgjë nuk e ka ndaluar 32-vjeçarin shqiptar, që punon si fermer në Itali.

Kjo është historia e një gruaje, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj, pasi e dhunonte dhe e detyronte që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u kap në flagrancë, teksa po e ndiqte gruan me një kaçavidë në dorë për ta vrarë, pasi më parë e kishte rrahur në shtëpi, në sy të dy fëmijëve.

Sipas policisë, gruaja ka treguar se ajo dhunohej fizikisht prej kohësh dhe më pas ai e detyronte po me dhunë të kryenin marrëdhënie seksuale.

Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari kthehej në banesë i dehur, i kërkonte gruas vazhdimisht para për të blerë alkool dhe pastaj e dhunonte, edhe në sy të fëmijëve.

(Kosova Sot)