Policia gjermane e vret një person me thikë në kampin e emigrantëve në Berlin

  • 28 September 2016 - 12:09
Policia gjermane e vret një person me thikë në kampin e emigrantëve në Berlin

Policia në kryeqytetin gjerman e ka qëlluar me armë për vdekje një person i cili e kishte sulmuar me thikë një banor tjetër në kampin e refugjatëve në qendër të Berlinit.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, ka raportuar se 29-vjeçari ishte i zemëruar me një të ri për të cilin ai besonte se ia kishte abuzuar vajzën e vet.

Sipas DPA, sulmi ka ndodhur dje në mbrëmje gjersa policia po e arrestonte abuzuesin e dyshuar 27-vjeçar në kampin e refugjatëve në qendër të Berlinit.

(Kosova Sot)