20 qytetet më të vizituara të 2016-ës, kush kryeson

  • 28 September 2016 - 15:22
20 qytetet më të vizituara të 2016-ës, kush kryeson

Për të shtatin vit rradhazi Mastercard ka publikuar “Global Destination Cities Index”, një studim që rendit qytetet më të vizituara për vitin 2016.

Këtë vit nuk mungojnë surprizat. Qyteti më i vizituar gjatë këtij viti është renditur Bankoku, ndërsa Milano lë pas Romën në klasifikimin e përgjithshëm.

Kryeqyteti tajlandez me një popullsi mbi 15 milionë banorë, është qyteti më i vizituar i vitit 2016. Sipas studimit në fjalë, rreth 21.4 milionë turistë do të zbarkojnë në qytetin kaotik lindor. Bankok përveçse një qytet me një histori të rëndësishme mbi shpatulla është edhe nyja kryesore për ata që duan të vizitojnë Azinë jug-lindore.

Në vend të dytë si qyteti më i vizituar është renditur Londra. Kryeqyteti britanik konfirmohet si një nga kryeqytetet më të dashura në botë. I pasur me atraksione kulturore dhe jo vetëm, këtë vit Londra pritet të numërojë rreth 19.8 milionë turistë.

Qyteti i tretë më i vizituar është Parisi. Pavarësisht sulmeve terroriste gjatë vitit 2015, rreth 18 milionë turistë do të vizitojnë kryeqytetin francez brenda 2016-ës.

Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të 20 qyteteve më të vizituara për 2016-ën:

-Bankok, Tajlandë

-Londër, Britani e Madhe

-Paris, Francë

-Dubai, Emiratet e  Bashkuara

-New York, SHBA

-Singapori

-Kuala Lumpur, Malajzi

-Stambolli, Turqi

-Tokio, Japoni

-Seul, Koreja e Jugut

-Hong Kong, Kinë

-Barcelona, Spanjë

-Amsterdam, Holland

-Milano, Itali

-Taipei, Tajvan

-Roma, Itali

-Osaka, Japoni

-Vjena, Austri

-Shangai, Kinë

-Praga, Çeki