Vritet kandidati për kryetar komune, sulm i armatosur gjatë takimit zgjedhor

  • 29 September 2016 - 09:47
Vritet kandidati për kryetar komune, sulm i armatosur gjatë takimit zgjedhor

Kandidati për kryetar komune, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe truproja e tij u vranë dje në një sulm të armatosur si dhe një zëvendësguvernator u plagos, e gjitha kjo në një tubim zgjedhor në qytetin brazilian të Itumbiaras.

“Reuters” raporton se sulmuesi hapi zjarr në një takim elektoral në Itumbiara, në jugperëndim të kryeqytetit Brazilia, para se të qëllohej për vdekje nga rojat e sigurisë.

Sulmuesi, motivi i të cilit mbetet ende i paqartë, më vonë u identifikua si një zyrtar i qeverisë komunale të Itumbiaras.

Brazilianët do të votojnë të dielën në zgjedhjet lokale, që konsiderohen të jenë një test i popullaritetit të presidentit të ri të vendit, Michel Temer.

(Kosova Sot)