Ja çfarë moti do të mbizotëroj në vikend

  • 30 September 2016 - 14:58
Ja çfarë moti do të mbizotëroj në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbaj mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

 Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24 gradë, derisa ato minimale në 7 gradë.

 “Mot me diell dhe vranesira te pjeseshme do ta karakterizoj motin për ketë periudhë  të parashikimit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të  mbetet e lartë, por ka tendencë të uljes në ditët në vijim dhe si pasojë  në javën e ardhshme parashihet të ketë çrregullim të këtij ekuilibri termik, ulje të temperaturave maksimale dhe reshje shiu. Do të  fryjë erë e leht deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot)