Shembet muri teksa punonte, humb jetën 55-vjeçari në Gjirokastër

  • 30 September 2016 - 17:18
Shembet muri teksa punonte, humb jetën 55-vjeçari në Gjirokastër

Një 55-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë teksa ishte duke punuar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, T.M., banues në fshatin Memaliaj në Gjirokastër, teksa ishte duke kryer punime në një lokal, është dëmtuar nga shembja e murit dhe ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale, shtojnë të njëjtat burime.

(Kosova Sot)