Mustafa merr përkrahje për proceset euro-integruese të Kosovës

  • 20 October 2016 - 20:43
Mustafa merr përkrahje për proceset euro-integruese të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pasur sot një sërë takimesh me liderë të shteteve dhe partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane.

Ai ka takuar edhe presidentin e EPP-së, Joseph Daul, nga i cili ka marrë përkrahjen evropiane për proceset euro-integruese të Kosovës.

Mustafa këtë e ka bërë të ditur përmes një postimin në llogarinë e tij në Facebook:

Të dashur miq,

Mora pjesë sot në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, që u zhvillua në Mastriht të Holandës.

Të pranishëm ishin liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, duke përfshirë Kancelaren Angela Merkel, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

U takova edhe me kryesuesin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Ëeber, ku biseduam në mënyrë të veçantë çështjen e liberalizimit të vizave, me ç'rast kërkova përkrahjen e Grupit të EPP-së, si grupi më i madh në Parlamentin Evropian, për proceset eurointegruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave, për qytetarët e Kosovës.

Takova edhe Presidentin e EPP-së, Joseph Daul, i cili theksoi përkrahjen e mëtejme të familjes se partive evropiane të qendrës së djathtë për proceset eurointegruese të Kosovës.

(Kosova Sot)