Kuvendi miraton me 70 vota Buxhetin Faktit, miratohen dhe ligjet e mbetura

  • 20 October 2016 - 23:10
Kuvendi miraton me 70 vota Buxhetin Faktit, miratohen dhe ligjet e mbetura

Parlamenti ka miratuar në seancën e ditës së sotme Buxhetin faktik.

Megjithëse seanca ishte e gjatë dhe u karakterizua me debate të shumta, buxheti faktik kaloi me 70 votat e deputetëve të mazhorancës dhe 22 kundër të opozitës.

Po ashtu, në seancën e stome u miratuan edhe ligjet e mbartura nga seanca e kaluar gjatë se cilës nuk u bë votimi për shkak të mungesës deputetëve.

Ndër ligjet e miratuara ishin dhe ato për pensionet e ushtarakëve, barrët e sigurisë dhe terminalin e trageteve në portin e Durrësit.  

Ligjvënësit vendosën të shtonin dhe me 3 muaj afatin e funksionimit të 2 komisioneve hetimore për CEZ, ai për shitjen dhe ai për prishjen e kontratës.

(Kosova Sot)