Sasi rekord droge në qytetin gjerman, arrestohet kamionisti shqiptar

  • 20 October 2016 - 23:44
Sasi rekord droge në qytetin gjerman, arrestohet kamionisti shqiptar

230 kg marijuanë janë sekuestruar nga polica gjermane e Passau (qytet në kufi me Austrinë) dhe një shqiptar është arrestuar, raportojnë sot mediat lokale.Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte nën drejtimin e një kamioni kur është ndaluar për një kontroll rutinë nga policia.

Në momentin që po kontrollonin kamionin, agjentë të policisë kanë ndjerë erën karakteristike të marijuanës.

Në kamionin që transporte tube plastike u gjet edhe sasia e drogës. Raportohet se droga, vlera e së cilës është vlerësuar nga autoritetet 570.000 euro, ishte e fshehur në tubat plastikë të gjatë 60 cm dhe me një diametër 11 cm.

Sasia prej 230 kilogramë është zbulimi më i madh në Bavarinë e poshtme, tha kreu i ekipit hetues, Falk von Usslar.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm i inspektoratit policor Passau, i cili na ka entuziazmuar”, tha Falk von Usslar.

Shoferi tha se nuk e dinte që në kamion ishte fshehur drogë.

Sipas autoriteteve, kamioni me drogë ishte nisur nga Italia, kishte kaluar në Austri dhe kishte si destinacion Holandën.

(Kosova Sot)