Shezai Rrokaj nga gara për kreun e LSI-së: Synojmë t’i fitojmë zgjedhjet të vetëm

  • 21 October 2016 - 13:12
Shezai Rrokaj nga gara për kreun e LSI-së: Synojmë t’i fitojmë zgjedhjet të vetëm

Lëvizja Socialiste për Integrim është duke mbajtur Konventën e Komitetit Drejtues Kombëtar nga ku po prezantojnë platformat e tyre kandidatët për të marrë drejtimin e partisë Shezai Rrokaj, Ilir Meta dhe Përparim Spahiu.

Gjatë fjalës së tij Shezai Rrokaj tha përpara anëtarëve të Komiteti Drejtues Kombëtar, se LSI synon të fitojë e vetme zgjedhjet.

“Ne nuk synojmë të fitojmë në koalicion, ne synojmë të fitojmë vetëm. Një forcë politike që nuk e synon vetëm marrjen e pushtetit, ajo nuk është një forcë politike serioze.

LSI-ja është një forcë politike serioze dhe ajo synon ta marrë pushtetin e vetme. Duhet të besojmë, duhet ta duam dhe do të fitojmë”, tha Rrokaj.

(Kosova Sot)