Shoferi malazez shtyp me kamion një 70-vjeçar në Shkodër, vdes në spital

  • 21 October 2016 - 14:14
Shoferi malazez shtyp me kamion një 70-vjeçar në Shkodër, vdes në spital

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 12:50 të ditës së sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Grud Fushe.

Mësohet se mjeti kamion me targa PG DJ 858 të Malit të Zi me drejtues V.G, 41 vjeç, banues në Malin e Zi ka aksindentuar një këmbësor, konkretisht Sh.P. 70 vjeç banues në Grud Fushe Malësi e Madhe.

I dëmtuar ka mbetur këmbësori i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër dhe ku ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se këmbësori ka dalë duke i prerë rrugën kamionit.

(Kosova Sot)