Zafir: Në Kosovë mbizotëron anarkia në fushën e drejtësisë

  • 21 October 2016 - 16:42
Zafir: Në Kosovë mbizotëron anarkia në fushën e drejtësisë

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha dyshon se moszbardhja e këtyre rasteve ka qenë e qëllimshme, ngase, siç tha, për vetë faktin se deri më tash nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Sipas tij, i gjithë misioni ndërkombëtar në Kosovë pas luftës, duke përfshirë UNMIK-un, nuk ka qenë mision i cili ia ka dashur të mirën këtij vendi, pasi, sipas tij, ky vend në proporcion me banorë është sa një lagje e Berlinit, mirëpo në kuadër të misionit ndërkombëtar, e veçanërisht ata të cilët kanë ardhur mbi Rezolutën 1244, aty ka pasur edhe zyrtarë të shteteve jomike të Kosovës, të cilët me qëllim, siç tha, këtë çështjen e vrasjeve politike pas luftës nuk e kanë hulumtuar për ta bërë të mundur që në Kosovë të mbizotërojë anarkia në fushën e drejtësisë, derisa në anën tjetër, Berisha nuk beson se as edhe vendorët mund të bëjnë diçka serioze në këtë çështje

" Për fatin e keq, duke shprehur keqardhje për ata që kanë humbur jetën pas luftës dhe që nuk dihet, por gjithsesi unë nuk kam prirje për të dyshuar dhe për të besuar se këto vrasje pas luftës janë bërë për interesa të ngushta meskine, por më shumë dyshoj se janë bërë nga grupet e inteligjencës të vendeve armike të Kosovës për t'i përçarë shqiptarët", ka potencuar deputeti Zafir Berisha për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)