Komuna e Prishtinës bëhet me GPS (Foto)

  • 21 October 2016 - 17:34
Komuna e Prishtinës bëhet me GPS (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend  Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Administratës ka instaluar tashmë sistemin e përcjelljes me GPS, në veturat e komunës në kohë reale.

Përmes këtij sistemi bëhet përcjellja e lokacionit, shpejtësisë, dhe gjendja e veturës. Me këtë rast drejtoria e administratës pritet të ketë kontroll edhe më të mirë për veturat, shpenzimet dhe udhëtimet e  (pa) autorizuara, 

Ky është postimi i plotë:

Nga java e kaluar, Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Administrates ka instaluar sistemin e përcjelljës me GPS në veturat e komunës në kohë reale, ku përcillet lokacioni, shpejtësia, dhe gjendja e veturës. Me këtë rast drejtoria e administratës do të ketë kontroll edhe më të mirë për veturat, shpenzimet dhe udhëtimet e (pa) autorizuara. Kjo do të ndikojë në rritjen e efiçencës në shpenzime.

Ky sistem pritet të zgjerohet edhe në makinat e kompanive që kryejnë shërbime për komunën posaqërisht në mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërsa, autobusët e ri do të jenë me sisteme të parainstaluara.

Do të ishte mirë që të gjitha institucionet publike në Kosovë të kishin sisteme të tilla të instaluara.

(Kosova Sot)

Image