Parashikimi i motit për vikend

  • 21 October 2016 - 18:08
Parashikimi i motit për vikend

Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë gjatë dy ditëve të vikendit. Të shtunën për shkak të gjendjes së përkohshme ciklonike do të ketë kushte që vende-vende të ketë riga shiu.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius, derisa këto vlera të temperaturave maksimale ditën e diele do të ngriten për dy gradë më shumë. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperendimit me shpejtësi deri  8m/s.

(Kosova Sot)