Peshmergët kurdë arrijnë afër Mosulit, luftime të ashpra me ISIS-in

  • 23 October 2016 - 19:54
Peshmergët kurdë arrijnë afër Mosulit, luftime të ashpra me ISIS-in

Forcat kurdistane Peshmerga kanë marrë nën kontroll tre fshatra që ndodhen pranë qytezës Bashika në verilindje të Mosulit, qytet i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste ISIS në Irak.Peshmergët kurdë arrijnë afër Mosulit, luftime të ashpra me ISIS-in.

Forcat Peshmerga janë rreth tetë kilometra larg Mosulit, ka thënë të dielën për Reuters një komandat i këtyre forcave.

Sot është dita e tetë e ofensivës të forcave irakiane dhe atyre kurde për ta liruar qytetin kryesor verior irakian nga kontrolli i ISIS-it.

Në anën tjetër, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Qeverisë rajonale kurde në Irakun verior (IKBY), gjenerali Cemal Muhammed, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se ”Në ditën e shtatë të operacionit për çlirimin e Mosulit, forcat Peshmerga vazhdojnë të përparojnë në frontet Naëeran dhe Bashika”.

Duke theksuar se në të dyja frontet forcat Peshmerga kanë marrë nën kontroll tre fshatra, Muhammed shtoi se ”Forcat tona kanë marrë nën kontroll tre fshatra në Naweran dhe Bashika, dhe janë duke përparuar në një fshat tjetër”.

Forcat Peshmerga kanë hyrë në fshatrat Omer Kamçı, Faziliye dhe Tırbize të cilët janë në të dyja frontet ndërsa në Tizxirab vazhdojnë përleshjet.

Bëhet e ditur se Njësitë e Forcave Speciale të IKBY-së (Zeravani), pas fronteve në Bashika dhe Naweran që ndodhen në verilindje të Mosulit, janë afër të bashkohen në të njëjtën pikë.

Në orët e para të operacionit ISIS ka kryer sulm me autobombë në fshatin Omer Kamçı, por forcat Peshmerga me armë anti-tanke të quajtura Milan kanë zbrapsur sulmet.

Kurdët iranian në front për të mbështetur Peshmergët

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë së Kurdistanit, e cila është opozitë në Iran dhe me Peshmergët burra dhe gra kanë ardhur në frontin Naweran, Hüseyin Yezdanpenah në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tregoi se për të mbështetur Peshmergët e IKBY-së po marrë pjesë në luftime.

Me operacionin i cili nisi në orët e para të mëngjesit, synohet që qyteza Bashika që ndodhet 20 kilometra larg qendrës së Mosulit të çlirohet nga ISIS-i.

ISIS për më shumë se 2 vite e gjysmë ka nën kontroll qytetin ku shumica e popullsisë janë të krishterë dhe jezidë.

(Kosova Sot)