Qeveria gjermane me vendim për azilkërkuesit e refuzuar, ndër ta edhe kosovarët

  • 24 October 2016 - 17:36
Qeveria gjermane me vendim për azilkërkuesit e refuzuar, ndër ta edhe kosovarët

Më shumë se gjysmë milioni azilkërkues të cilëve u është refuzuar kërkesa vazhdojnë të qëndrojnë në Gjermani, e me gjasë shumica prej tyre nuk do të depërtohen, thonë të dhënat qeveritare gjermane.

Afro 77,600 prej 549,209 azilkërkuesve të refuzuar janë turq, raporton “Die Welt”, të pasuar nga azilkërkuesit nga Kosova (68,549) dhe Serbia (50,817).

Nga ky total, vetëm një numër i vogël prej tyre do të depërtohen, ka raportuar mediumi gjerman Die Welt, duke theksuar se rreth gjysma e azilkërkuesve tashmë kanë të drejtën e përhershme të qëndrimit në Gjermani, ndërsa rreth një e treta kanë leje të përkohshme qëndrimi.

Kurse nga pjesa tjetër, disa prej tyre iu është kërkuar që të largohen por depërtimi i tyre është suspenduar, ndërsa disa të tjerëve që u është kërkuar të largohen nuk e kanë këtë përjashtim, dhe si rrjedhojë rrezikojnë të depërtohen.

Disa të tjerë e kanë të pamundur të depërtohen duke iu “falënderuar” sëmundjeve, fëmijëve të vegjël apo mungesës së gatishmërisë së shpengimit të vendeve të tyre të origjinës. Gjithashtu pjesë e këtij grupi janë edhe gratë shtatzëna.

Njëashtu bazuar në ligjin gjerman, është e mundur që leje qëndrimi të fitojnë edhe personat pa fëmijë për tëta vite, ndërsa për familjet me fëmijë pas gjashtë vitesh, me kusht që nuk kryejnë ndonjë vepër penale dhe kanë së paku shkathtësinë e gjuhës së nivelit A2, dhe kanë të siguruar “mbijetesën” nga punësimi apo pritet që të punësohen në një të ardhme të afërt.

Kurse gjithashtu sipas këtij ligji gjerman, mundësi për të qëndruar kanë edhe personat nën 21 vjeç nëse ata kanë jetuar në Gjermani për katër vite.

Ndryshimi më i fundit dhe më i madh i këtij ligji ishte diskutuar dhe miratuar në korrik të vitit 2015 me dispozita të mëdha të koalicionit për të drejtat e banimit.

Po ashtu është theksuar se qeveria federale dëshiron, që të vazhdojë të zbatojë detyrimin për të lënë këtë ligj në këtë mënyrë që të reduktohet numri i njerëzve të cilët në fund të marrin një leje qëndrimi në Gjermani.

(Kosova Sot)