Myslimanja që u pushua nga puna për shkak të shamisë, e fiton betejën kundër shefit

  • 24 October 2016 - 17:57
Myslimanja që u pushua nga puna për shkak të shamisë, e fiton betejën kundër shefit

Një grua myslimane, i cila ishte pushuar nga puna për shkak të shamisë që mbante, e ka fituar betejën ndaj ish shefit në Zvicër.

Gjykatësit në gjykatën rajonale “Bern-Mittelland”, vendosen se myslimanja, e njohur si Abida, ishte përjashtuar nga puna padrejtësisht në fabrikë për pastrimin e rrobave, ku kishte punuar për gjashtë vite të tera.

Njëzet e nëntë vjeçarja nga Serbia, kishte filluar të mbante shami në janar të vitit 2015, duke i bërë menaxherët e saj që ta urdhëronin që të mos veshte hixhab më, ose ta linte punën.

E përkrahur nga Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës, ajo e çoi në gjykatë rastin, duke fituar tri paga mujore dhe 7.000 euro si kompensim.

(Kosova Sot)