Gashi: Duhet të ndryshohet lidershipi politik

  • 25 October 2016 - 12:57
Gashi: Duhet  të ndryshohet lidershipi politik

Avokati Tomë Gashi ka nënvizuar se kjo do të zgjasë vetëm derisa të ndryshojë vullneti politik, ndërsa vullneti politik, sipas tij, duket se nuk do të ndryshojë kurrë me këta politikanë apo me shumicën e këtyre politikanëve, por duket që ata do të jenë të detyruar nga bashkësia ndërkombëtare që ta ndërrojnë një qasje të tillë.

Ndërsa sa i përket ndryshimit të vullnetit politik, Gashi thotë se duket që kjo ngadalë është edhe duke u krijuar, për shkak të presioneve ndërkombëtare, por edhe për shkak të dëshirës që secili të paraqitet si kontribuues në stabilitetin e Kosovës që në këtë aspekt edhe në drejtësinë e Kosovës apo në imponimin e sundimit të ligjit të Kosovës.

"Një prej deklaratave që mund ta vërtetojnë këtë janë edhe katër shkresat e presidentit Hashim Thaçi, që i janë dërguar kohë më parë kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit, ku në ato letra shihet haptas se personi i cili ka qenë alfa dhe omega për një periudhë kohore të gjatë në Kosovë tanimë kërkon drejtësi dhe kërkon që të zbulohen dhe të dënohen faktikisht kryesit e veprave shumë të rënda penale", theksoi Gashi për Gazetën Kosova Sot.

(Kosova Sot)