"Range Roveri" përplas për vdekje 74-vjeçarin

  • 26 October 2016 - 14:36

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje.

Mësohet se një makinë tip "Range Rover" që drejtohej nga Ardi Behari, 33 vjeç ka përplasur N.F., 74 vjeç.

Ai është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga aksidenti.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot)